Shqipëria mposhtet nga Anglia, tani fokusi te shorti i plejofit

  • Sport
  • November 16, 2025

Shqipëria nuk arriti të marrë rezultat ndaj Anglisë, edhe pse për më shumë se një orë qëndroi fort dhe luajti një ndeshje të disiplinuar. Dueli i zhvilluar të dielën mbrëma në “Air Albania” u mbyll me fitoren 2:0 të mysafirëve, të cilët përfituan nga cilësia individuale e Harry Kane në minutat vendimtare.

Kapiteni anglez zhbllokoi rezultatin në minutën e 74-të, duke shfrytëzuar një devijim pas goditjes nga këndi. Vetëm pak minuta më vonë, në të 82-tën, Kane goditi sërish me një finalizim të saktë nga brenda zonës pas asistimit të Marcus Rashford.

Pavarësisht humbjes, Shqipëria zhvilloi një paraqitje konkurruese. Kuqezinjtë krijuan disa raste të qarta si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, por mungoi finalizimi. Elseid Hysaj, Arbër Hoxha, Nedim Bajrami dhe Berat Gjimshiti ishin ndër lojtarët që iu afruan golit, por pa arritur ta thyenin portën angleze.

Nga ana tjetër, Anglia e kishte siguruar prej kohësh vendin e parë në Grupin K dhe mbërriti në Tiranë me një ecuri perfekte: tetë fitore në tetë ndeshje, 22 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar – një kampanjë kualifikuese pothuajse ideale.

Shqipëria, megjithatë, e mbyll fazën e rregullt në vendin e dytë me 14 pikë, duke siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në plejofin e Botërorit. Serbia, rivali direkt, u rendit pas kuqezinjve me 13 pikë, ndërsa Letonia dhe Andorra mbetën më poshtë.

Skuadra e Sylvinhos e siguroi plejofin tre ditë më parë me fitoren ndaj Andorrës, ndërsa pikët vendimtare i kishte marrë në triumfin e bujshëm kundër Serbisë muajin e kaluar në Leskovc. Shorti i plejofit do të hidhet të enjten dhe ndeshjet do të luhen në mars, ku Shqipëria synon të shkruajë historinë. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës
  • March 10, 2026

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, duke vendosur përballjet vendimtare që do të përcaktojnë finalistët. Në një ndeshje…

Vazhdo lëximin...
Sherr i madh në finalen e Campeonato Mineiro, gjyqtari jep 23 kartonë të kuq pas ndeshjes
  • March 9, 2026

Një incident i rëndë ka shënuar finalen e Campeonato Mineiro në Brazil, ku tensionet mes dy rivalëve lokalë shpërthyen në një përleshje të madhe në fushë. Situata u përshkallëzua në…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës