Pas ndeshjes me Slloveninë, kosovarëve u hiqen targat e makinave në Lubjanë, reagon MPJD

Pas ndeshjes së fundit të futbollit ku Kosova arriti fitore në Slloveni, disa qytetarë kosovarë raportuan për heqjen e targave të automjeteve të tyre të..

1 minute

Read Time

Pas ndeshjes së fundit të futbollit ku Kosova arriti fitore në Slloveni, disa qytetarë kosovarë raportuan për heqjen e targave të automjeteve të tyre të parkuara. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar se mori menjëherë disa sinjale nga shtetasit e prekur, duke theksuar se situata po trajtohet me prioritet.

MPJD ka bërë thirrje që qytetarët të mos lëvizin automjetet pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë raportin zyrtar për çdo incident. Sipas informacionit të mbledhur deri tani, dyshohet se targat janë hequr nga disa vetura gjatë qëndrimit të tyre të parkuar.

Ministria ka njoftuar gjithashtu se po ndjek nga afër rastin dhe po koordinon veprimet me institucionet përkatëse. Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po bashkëpunon ngushtë me autoritetet lokale dhe qëndron në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë incident. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports