Dyshohet për incident, ushtari i FSK-së plagoset nga kolegu në Prishtinë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Sharban të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Sharban të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:30, dhe menjëherë pas saj në vendngjarje kanë shkuar njësitet policore për të hetuar rrethanat.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, i plagosuri është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor. Informacionet fillestare tregojnë se plagosja ka ndodhur gjatë një përplasjeje me armë zjarri.

Burime të afërta me hetimet bëjnë të ditur se i plagosuri është një 22-vjeçar dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa personi që ka shtënë me armë është gjithashtu pjesë e ushtrisë. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports