Një pamje e pazakontë mbi Disneyland ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale. Një unazë e zezë tymi u shfaq duke fluturuar mbi parkun argëtues në Anaheim, Kaliforni, dhe shkaktoi spekulime të shumta për shkaqe misterioze, përfshirë teori për jetën jashtëtokësore.
Videoja u filmua nga shofereja Lori Nayahalski, e cila theksoi se forma e tymit nuk ishte thjesht një tufë zogjsh dhe nuk po shpërndahej natyrshëm. Pamja e pazakontë nxiti diskutime të gjera në internet, ku përdoruesit sugjeruan me shaka se parku i njohur ishte “nën pushtimin e alienëve”.
Disa komentues e morën situatën me humor, duke vënë në dukje se Disneyland është “vendi më i lumtur në tokë” dhe se edhe jashtëtokësorët e dinë këtë, duke e bërë vendin një pikënisje të përshtatshme për teori konspiracioni dhe shaka online. Pamja mbetet e paqartë dhe shkencëtarët ose zyrtarët e parkut nuk kanë dhënë ende një shpjegim të saktë për origjinën e tymit. /Gjurmuesi/









