FSK arrin sukses në stërvitjet e kërkim-shpëtimit malor

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një trajnim të avancuar në kërkim-shpëtim malor, pjesë e aktiviteteve të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim..

1 minute

Read Time

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një trajnim të avancuar në kërkim-shpëtim malor, pjesë e aktiviteteve të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) gjatë dy javëve të fundit.

Ky trajnim kishte për qëllim përforcimin e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së dhe forcave partnere nga Turqia, duke thelluar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente në terren malor.

Gjatë aktiviteteve, pjesëmarrësit u angazhuan në skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe ndjekjen e procedurave standarde të operacioneve malore, duke kontribuar në rritjen e njohurive dhe përgatitjes së tyre për misione reale kërkim-shpëtimi. /Gjurmuesi/

About the Author