Procesi i verifikimit: KQZ aprovon shumicën e votave nga diaspora, refuzon mijëra të tjera

Procesi i verifikimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve…

1 minute

Read Time

Procesi i verifikimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Qëllimi i këtij procesi është të konfirmohet nëse pakot me fletëvotime janë dërguar nga persona që figurojnë si votues të regjistruar për votim me postë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 10:00 të ditës së sotme janë vlerësuar mbi 9,800 pako të sjella tashmë në Kosovë. Nga to, më shumë se 7,240 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,570 janë refuzuar.

Shkaku kryesor i refuzimit mbetet mungesa e dëftesës së regjistrimit, një dokument identifikues i domosdoshëm që çdo votues i regjistruar e merr nga KQZ-ja. Vetëm ky kriter ka çuar në refuzimin e afërsisht 2,500 pakove.

Më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, janë tërhequr gjithsej 13,084 pako të supozuara me fletëvotime, të destinuara për votimin me postë në balotazh. Shumica e këtyre pakove tashmë ka mbërritur në Kosovë dhe po i nënshtrohet procedurave të vlerësimit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports