Masterclass-i “RRËFIMTARIA” i Samir Karahodës për rrëfimtarinë zhvillohet sot në Prishtinë

Sot në Kino Armata në Prishtinë, nga ora 17:00, do të zhvillohet një masterclass i veçantë mbi artin e rrëfimit dokumentar, ku i ftuar kryesor do të jetë regjisori i njohur Samir Karahoda.

Ky aktivitet organizohet si pjesë e projektit “RRËFIMTARIA”, një cikël ngjarjesh kulturore dhe edukative që synojnë të theksojnë rëndësinë e rrëfimit dokumentar në art, kulturë dhe shoqëri. Programi ka për qëllim të krijojë një mjedis inspirues për të rinjtë, studentët dhe krijuesit e rinj të filmit, duke u ofruar mundësinë të takohen me profesionistë dhe të shkëmbejnë përvoja rreth procesit krijues dhe rolit shoqëror të dokumentarit.

Samir Karahoda – regjisor, fotograf dhe kurator i filmave të shkurtër në DokuFest – do të udhëheqë ligjëratën. Filmat e tij të suksesshëm “Në Mes” dhe “Pa Vend” janë shfaqur në festivale të mëdha si Berlinale dhe Cannes, duke trajtuar tema të thella që lidhen me identitetin dhe realitetet shoqërore në Kosovë dhe më gjerë.

Gjatë masterclass-it, pjesëmarrësit do të njihen nga afër me procesin e krijimit të një filmi dokumentar, prej konceptit fillestar e deri te realizimi final, si dhe do të diskutojnë rolin e dokumentarit si mjet ndërgjegjësimi dhe aktivizmi. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shtrojnë pyetje, të ndajnë mendimet e tyre dhe të marrin këshilla nga profesionistët e fushës. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës