Pensionistët në Kosovë do t’i marrin pagesat mujore me rritje duke nisur nga ky muaj. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shumave të reja pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Ai theksoi se pensioni bazik, i cili në fillim të mandatit të Qeverisë Kurti ishte 90 euro në muaj, tashmë do të paguhet me 150 euro. Sipas tij, kjo nënkupton një rritje prej 60 eurosh, ose 67%.
E njëjta rritje prek edhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara, të cilat nga 75 euro në muaj tash do të jenë 150 euro, që përbën një dyfishim të shumës brenda mandatit.
Murati shtoi se është zgjeruar edhe mbështetja për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe janë rritur pensionet invalidore dhe ato familjare, duke e përmbyllur mesazhin e tij me theksimin se qeveria është e përkushtuar në mbështetjen e pensionistëve. /Gjurmuesi/









