Dy hetues në RTK, raportohet se shkuan për U.D. drejtorin

Dy hetues kanë zbarkuar gjatë mesditës së sotme në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se hetuesit kanë..

1 minute

Read Time

Dy hetues kanë zbarkuar gjatë mesditës së sotme në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se hetuesit kanë qenë në kërkim të disa dokumenteve brenda televizionit publik.

Sipas të njëjtave burime, hetimet mund të lidhen me ndonjë pagesë të bërë pas skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të RTK-së, Hysen Hundozi.

Atij i ka përfunduar mandati më 31 tetor, ndërsa aktualisht nuk ka bord funksional që mund t’ia vazhdojë apo t’ia ndërpresë kontratën, pasi janë vetëm tre anëtarë aktivë.

Ndërkohë, u.d. drejtori Hundozi përmes një postimi në Facebook ka mohuar se është shoqëruar në polici.

“100 % e pavërtetë! Asnje kontaktim permes telefonit, emailit apo takim fizik me policinë nuk e kam pasur fare, e mos të flasim për shoqërim në polici”, ka shkruar ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports