Ish-këshilltari i Wesley Clark mbyll dëshminë e tij në Hagë

Michael Durkee, ish-këshilltar i Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, duke u paraqitur për herë të parë të..

1 minute

Read Time

Michael Durkee, ish-këshilltar i Wesley Clark, ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, duke u paraqitur për herë të parë të mërkurën dhe duke vazhduar të enjten për të folur mbi periudhën pasluftës në Kosovë.

Gjatë dëshmisë, Durkee deklaroi se gjatë takimit me Hashim Thaçin në mars ose prill të vitit 1999 në Mons të Belgjikës, ai dhe ekipi i tij nuk kishin informacion të qartë mbi kapacitetet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai theksoi se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të konsoliduar komandimi që lejonte një drejtim të qartë nga Prishtina, duke shtuar se shqiptarët që ktheheshin në shtëpitë e tyre pas luftës ndiheshin të tradhtuar nga njerëzit me të cilët kishin rritur bashkë.

Durkee u pyet gjithashtu nga prokurorja nëse kishte lexuar aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, dhe ai pranoi se nuk e kishte bërë këtë dhe nuk e dinte se për çfarë krimesh akuzoheshin ata.

Dhomat e Specializuara njoftuan gjithashtu se Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, do të fillojë dëshminë e tij më 17 nëntor në këtë proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports