Një lajm i bujshëm tronditi Meta-n këtë javë: Yann LeCun, shkencëtari kryesor i Inteligjencës Artificiale në kompani, po planifikon të largohet për të nisur startup-in e tij të pavarur.
Largimi i LeCun vjen në një kohë kritike, teksa CEO Mark Zuckerberg po ndryshon rrënjësisht drejtimin e strategjisë së Al të Meta-s, duke u larguar nga hulumtimet me burim të hapur dhe duke u fokusuar në zhvillimin e produkteve komerciale për të sfiduar konkurrentë si Google dhe OpenAI.
LeCun, fitues i Çmimit Turing dhe një nga pionierët e rrjeteve nervore që fuqizojnë modelet gjuhësore të mëdha, ka qenë një figurë kyçe për besueshmërinë e përpjekjeve të Meta-s në fushën e Al. Megjithatë, ai ka shprehur skepticizëm ndaj gjeneratës aktuale të modeleve të gjuhëve të mëdha, duke theksuar se ato nuk janë të afta të arrijnë inteligjencën e përgjithshme artificiale (AGI). Ai ka sugjeruar që programuesit të përqendrohen tek “sistemet e Al të gjeneratës së ardhshme” që tejkalojnë kufizimet e LLM-ve.
Largimi i LeCun pason zhgënjimin e tregut me performancën e modelit të fundit të Meta-s, Llama 4, dhe ndryshimin e prioriteteve brenda kompanisë, ku LeCun duhej të i raportonte drejt Wang, një drejtues më i ri. Lajmi për largimin e tij ndikuar edhe në treg, me aksionet e Meta-s që ranë me gati 3%, pas një periudhe rënieje prej mbi 11% muajin e kaluar pas raportimeve për shpenzime shtesë miliardëshe në fushën e Al.
Ky zhvillim thekson një ndarje mes vizionit afatgjatë të LeCun për Al dhe përqendrimit të Zuckerberg në dominimin afatshkurtër të tregut, duke hapur një kapitull të ri në evoluimin e Inteligjencës Artificiale brenda Meta-s. /Gjurmuesi/








