De Niro luan rolin e shqiptarit në filmin për masakrën e Reçakut

Po planifikohet një film i ri mbi masakrën e Reçakut, i cili pritet të përfshijë emra të njohur të Hollywood-it. Roli kryesor thuhet se do..

1 minute

Read Time

Po planifikohet një film i ri mbi masakrën e Reçakut, i cili pritet të përfshijë emra të njohur të Hollywood-it. Roli kryesor thuhet se do t’i besohet legjendës së kinematografisë botërore, Robert De Niro.

Sipas informacioneve, De Niro do të interpretojë një shqiptar që përjeton plagosjen dhe më pas vuan torturën e tmerrshme nga ushtria serbe, duke sjellë në ekran një ngjarje dramatike dhe historike.

Producenti i filmit, Fitim Krasniqi, ka bërë të ditur se aktori i njohur nuk ka pasur vështirësi për t’u bindur për të marrë pjesë në këtë projekt, duke theksuar rëndësinë e mesazhit dhe historisë që filmi synon të transmetojë. Ky projekt synon të sjellë përmes kinemasë një pjesë të dhimbshme të historisë shqiptare, duke i dhënë audiencës ndërkombëtare një përjetim më të afërt të ngjarjeve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports