Alarm i rremë për bombë në shkollën e Fushë Kosovës, Policia jep detajet

Pas një alarmi për praninë e një mjeti shpërthyes në një shkollë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet..

1 minute

Read Time

Pas një alarmi për praninë e një mjeti shpërthyes në një shkollë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sigurie. Pas kontrollit të detajuar nga ekipet e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, është konfirmuar se nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se situata tashmë është nën kontroll dhe se organet hetimore janë në koordinim të plotë me prokurorinë për hapat e mëtejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve operative dhe kontrollit të detajuar, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë kompetente,” është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Autoritetet theksojnë se siguria e nxënësve dhe stafit mbetet prioritet, ndërsa rastet e tilla do të trajtohen me seriozitet të plotë për të parandaluar çdo rrezik potencial në institucionet arsimore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports