Një Porsche Panamera për fituesin që humbet 50 kg brenda 3 muajve

Një palestër në Kinë ka bërë bujë të madhe me një ofertë të pazakontë për klientët e saj – një veturë Porsche Panamera do t’i..

1 minute

Read Time

Një palestër në Kinë ka bërë bujë të madhe me një ofertë të pazakontë për klientët e saj – një veturë Porsche Panamera do t’i dhurohet personit që arrin të humbë 50 kilogramë brenda tre muajsh.

Palestra ndodhet në qytetin Binzhou, në Provincën Shandong, dhe ka shpallur se çmimi do t’i jepet atij ose asaj që arrin të përmbushë objektivin e humbjes së peshës në këtë periudhë. Për të marrë pjesë, individët duhet të paguajnë një tarifë prej 1,400 dollarësh, e cila mbulon trajnim intensiv, akomodim dhe vakte për tre muaj.

Trajneri i palestrës, Wang, ka bërë të ditur se regjistrimi është ende në vazhdim dhe do të mbyllet kur të arrijnë 30 pjesëmarrës, ndërsa deri tani shtatë ose tetë persona janë regjistruar. Sfida e veçantë ka tërhequr shumë interes dhe ka ngjallur debat mbi mënyrat ekstreme për humbjen e peshës dhe motivimin e klientëve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports