KQZ njofton që verifikimi i votave në Mitrovicë është drejt fundit, procesi i rinumrimit vazhdon në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe rinumërimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash po..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe rinumërimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash po vazhdon me intensitet në disa qendra të numërimit.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut, po zhvillohet verifikimi i rezultateve të votimit. Deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotimeve nga gjithsej 105, ndërsa pritet që ky proces të përfundojë gjatë ditës.

Një ditë më parë është mbyllur verifikimi i rezultateve në 17 komuna, përfshirë Junikun, Mamushën, Kllokotin, Obiliqin, Klinën, Vushtrrinë, Dragashin, Rahovecin, Gjakovën, Gjilanin, Fushë Kosovën, Suharekën, Kaçanikun, Prishtinën, Vitinë, Prizrenin dhe Pejën.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Deri në orën 09:00 të së mërkurës, janë rinumëruar 10 prej tyre.

KQZ ka bërë të ditur se rezultatet e verifikuara do të publikohen në platformën e saj zyrtare pas përfundimit të procesit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports