Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish sot para Kuvendit për mungesë pagash

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës pritet të dalin në protestë sot në orën 11:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Me këtë protestë, stafi..

1 minute

Read Time


Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës pritet të dalin në protestë sot në orën 11:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Me këtë protestë, stafi i transmetuesit publik synon të kërkojë ekzekutimin e pagave dhe sigurimin e buxhetit të nevojshëm për funksionimin e RTK-së.

Sipas Sindikatës, mosangazhimi i institucioneve deri tani ka krijuar vështirësi serioze për punëtorët dhe për operimin normal të mediave publike. Në thirrjen e përbashkët të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radios së Kosovës, u bëhet ftesë punëtorëve, mediave dhe qytetarëve që mbështesin informimin e pavarur që t’i bashkohen protestës.

Ata theksojnë se tubimi po organizohet për shkak të mungesës së reagimit institucional ndaj transferimit të pjesës së dytë të buxhetit për vitin 2025, pavarësisht se ky buxhet është i miratuar me ligj dhe duhet të ekzekutohet. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports