Çeku uron Ramën për fitoren në zgjedhje

Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, nuk arriti të sigurojë fitoren në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Pas shpalljes së..

1 minute

Read Time

Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, nuk arriti të sigurojë fitoren në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ai uroi për fituesin, Përparim Ramën, duke shprehur shpresën që kryeqyteti të dalë nga situata e vështirë ku gjendet aktualisht.

Në një mesazh të ndarë me qytetarët, Çeku falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë fushatës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për një Prishtinë më të mirë. Ai theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë për qytetin, duke e monitoruar punën e qeverisjes së ardhshme dhe duke mbrojtur interesat e qytetarëve nga pozita e opozitës në Kuvendin Komunal.

Çeku gjithashtu shprehu mirënjohjen për ekipin e tij, aktivistët, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuan gjatë fushatës, duke siguruar se angazhimi i tij për përmirësimin e Prishtinës do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe dashuri për qytetin. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports