Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku një 82-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.
Sipas raportimeve të policisë lokale, incidenti ndodhi rreth orës 19:00 në fshatin Sinaballaj. Automjeti, i drejtuar nga një 58-vjeçar nga Kavaja, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin, duke goditur këmbësoren, shtetasen M. K.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik. /Gjurmuesi/







