Ferronikeli largon nga puna 358 punëtorë, bëhet publik vendimi

Në kompleksin “NewCo Ferronikeli”, situata financiare e vështirë ka çuar në një vendim drastik: ndërmarrja ka miratuar largimin kolektiv të 358 punëtorëve. Ky hap është..

1 minute

Read Time

Në kompleksin “NewCo Ferronikeli”, situata financiare e vështirë ka çuar në një vendim drastik: ndërmarrja ka miratuar largimin kolektiv të 358 punëtorëve. Ky hap është formalizuar me nënshkrimin e drejtorit menaxhues dhe ka hyrë në fuqi që nga data 1 nëntor.

Në dokumentacionin zyrtar, theksohet se ky vendim është marrë për të penguar përshkallëzimin e krizës ekonomike me të cilën kompania po përballet prej kohësh. Në arsyetimin e dorëheqjeve të detyruara përmendet edhe ndërprerja e prodhimit, e cila ka ardhur si pasojë e kostove gjithnjë në rritje, veçanërisht çmimit të energjisë elektrike, një faktor që thuhet se ka goditur rëndë bilancin financiar të Ferronikelit.

Pavarësisht përpjekjeve për të marrë një deklaratë zyrtare nga kompania, deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këto zhvillime. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports