Raundi i dytë i zgjedhjeve, 18 komuna votojnë të dielën për kryetarë të rinj

Të dielën, më 9 nëntor, në Kosovë do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale (balotazhi) për zgjedhjen e kryetarëve të komunave ku asnjë kandidat nuk arriti shumicën absolute në raundin e parë.

Balotazhi do të mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Në këto komuna, qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy kandidatëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

Sipas të dhënave të KQZ-së, të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë me të drejtë votimi.

Ndërsa, periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, ka filluar nga 27 tetori – 8 nëntor, dhe ka vlejtur vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik – 29 gusht 2025).

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për kryetar komune-balotazh, ka hartuar urdhrin operativ policor, ku janë bërë planifikimet e duhura policore lidhur me zgjedhjet (në aspektin e sigurisë), të cilat do të mbahen me 9 nëntor 2025, në Republikën e Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor gjatë procesit të balotazhit, angazhimi dhe garantimi i sigurisë, transporti nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e një udhëzuesi për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë balotazhit.

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ është:

• krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas balotazhit.

• sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

• përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha vendet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin e balotazhit.

• inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Procesi pritet të monitorohet nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës