Kur duket sikur zorra nuk zbrazet plotësisht – ndjesia që s’është sëmundje, por kërkon kujdes mjekësor

Klizmat jo-mjekësore mund të prishin mikroflorën e zorrëve dhe potencialisht të shkaktojnë çekuilibër elektrolitesh Ndjesia e pakëndshme e zbrazjes së paplotë të zorrëve, e shoqëruar..

2 minutes

Read Time

Klizmat jo-mjekësore mund të prishin mikroflorën e zorrëve dhe potencialisht të shkaktojnë çekuilibër elektrolitesh

Ndjesia e pakëndshme e zbrazjes së paplotë të zorrëve, e shoqëruar me nxitje të vazhdueshme për jashtëqitje, është gjendje që quhet tenezëm rektal. Mjekët theksojnë se nuk është sëmundje, por ndjesi subjektive, shpesh e shoqëruar me ndjenjë presioni, ndonjëherë edhe dhimbjeje, që na shtyn të shkojmë në tualet pa rezultat.

Sipas ekspertëve të Mayo Clinic dhe Cleveland Clinic, tenezmi rektal ndodh kur muskujt e zorrës së trashë ose të rektumit mbeten të irrituar apo të tensionuar, duke dërguar sinjale të rreme në tru se ka ende nevojë për zbrazje. Ky refleks është i zakonshëm gjatë inflamacionit, irritimit të mukozës ose pas një infeksioni të traktit tretës.

Masa fekale krijohet vazhdimisht

Mjekët theksojnë se kjo gjendje nuk duhet të kontrollohet me klizma jo-mjekësore, sepse ato mund të dëmtojnë mikroflorën e zorrëve dhe të shkaktojnë çekuilibër elektrolitesh. Ata shtojnë se është ide e gabuar të besohet se sistemi tretës “pastrohet” plotësisht pas zbrazjes së zorrëve.

Meqë jashtëqitja përbëhet kryesisht nga baktere, masa fekale krijohet vazhdimisht. Megjithatë, pas zbrazjes duhet të zhduket ndjenja e presionit dhe të kemi përshtypjen se zorra është “bosh”, transmeton Telegrafi.

Pse ndodh më shpesh nxitja e rreme për jashtëqitje?

Nëse ende kemi nxitje dhe shkojmë në tualet çdo gjysmë ore, mund të bëhet fjalë për tenezëm rektal (rectal tenesmus). Kjo ndjesi e zbrazjes së paplotë dhe nxitja e vazhdueshme për jashtëqitje zakonisht janë pasojë e sindromës së zorrës së irrituar (IBS), që shfaqet tek personat nën stres të madh, ankth ose presion emocional.

Sipas ekspertëve të Cleveland Clinic, tenezmi përshkruhet si ndjenja e vazhdueshme për të shkuar në tualet, edhe menjëherë pasi kemi kryer jashtëqitjen, sikur “nuk ka dalë gjithçka”. Gjendja mund të shoqërohet me dhimbje në regjionin rektal, në bark, me gazra apo ngërçe, si dhe me tendosje të pavullnetshme edhe pas zbrazjes së zorrëve.

Shkaqet më të zakonshme përfshijnë infeksionet gastrointestinalehemorroidet e brendshmedivertikulitin ose proktitin (inflamacionin e rektumit). Tek personat që vuajnë nga ankthi apo stresi kronik, sistemi nervor që kontrollon lëvizjet e zorrëve bëhet më i ndjeshëm, duke krijuar ndjesinë e vazhdueshme të zbrazjes së paplotë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports