Njëri gol e tjetri asist, yjet e Kosovës shkëlqejnë në fitoren e Hoffenheim ndaj RB Leipzigut

Hoffenheim ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj RB Leipzigut. Si zakonisht protagonist ishin yjet e Kosovës, ku Albian Hajdari..

1 minute

Read Time

Hoffenheim ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë në shtëpi ndaj RB Leipzigut.

Si zakonisht protagonist ishin yjet e Kosovës, ku Albian Hajdari ia bëri sefte me gol në kampionatin gjerman, ndërsa Fisnik Asllani dhuroi asist. Përpos tyre titullar ishte edhe Leon Avdullahu.

Hajdari u përkujdes për të barazuar rezultatin pasi mysafirët kishin kaluar në epërsi, duke përfituar nga një asistim i Burger dhe shënoi me lehtësi në portën e zbrazur (20’).

Asllani u inkuadrua vetëm në minutën e 67-të, por menjëherë la gjurmë. Ai asistoi për mrekulli te Promel që vulosi fitoren e Hoffenheim.

Vlen të ceket se qendërsulmuesi shënoi edhe një tjetër gol, megjithatë iu anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Hoffenheim kësisoj renditet në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë, tre më pak se Leipzig që zë vendin e dytë në tabelë.

Të tre lojtarët tanë tani do të udhëtojnë për në Kosovë, për të përfaqësuar fanellën dardane në sfidat vendimtare kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports