Kurti, Meholli e Tahiri shfaqen bashkë para balotazhit në Vushtrri

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherazi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është shfaqur në..

1 minute

Read Time

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherazi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është shfaqur në një video bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Mehollin.

Në video shihet edhe Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me të cilën LVV arriti një koalicion parazgjedhor para disa ditësh.

“Qasja në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë është drejtësi dhe siguri për banorët e tri Dumnicave dhe të Lagjes Cakaj në Stanoc të Epërm. Ky është zotim i yni”, shkroi Kurti në Facebook.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në 18 komuna, në Vushtrri gara zhvillohet ndërmjet PDK-së dhe LVV.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports