Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, ka folur në A2 CNN mbi zhvillimet e..

1 minute

Read Time

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, ka folur në A2 CNN mbi zhvillimet e fundit politike në Prishtinë, duke konfirmuar se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht.

“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati me Albin Kurtin”.

Ajo shtoi se “LDK-ja është shkëputur nga elektorati i saj”, ndërsa për Fatmir Limajn tha se negociatat dështuan sepse “kërkoi më shumë se sa ia dha populli”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports