Aktakuzë ndaj ish-kryeprokurorit Haxhi Dërguti për moslajmërim të veprës penale dhe ushtrim ndikimi te një gjykatës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 3 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, si dhe Hasan..

1 minute

Read Time

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 3 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, si dhe Hasan Morinës, Liridon Fandajt dhe Sali Dakajt, për veprat penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Dakaj akuzohet se ia dha 150 mijë euro Morinës në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e gjykatësit Latif Xhemaili për një lëndë përmbarimore. Takimi dhe marrëveshja mes Dakajt dhe Morinës thuhet se u bë me koordinim nga Fandaj. Për të gjitha veprimet, aktakuza thotë se ishte i njoftuar Dërguti, por që nuk e ka lajmëruar rastin.

Morina, Dakaj e Fandaj akuzohen për “Ushtrim ndikimi”, kurse Dërguti për “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports