Krasniqi: Kryeministër mashtrues, i ka harruar studentët për pesë vite,  kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të shpërndarë nga 100 euro për studentët..

1 minute

Read Time

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për të shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale.

Në një postim të bërë publik, Krasniqi e ka cilësuar këtë veprim si manipulim elektorale dhe hipokrizi dhe ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po përpiqet të fitojë mbështetje përmes mesazheve propagandistike dhe shpërndarjes së mjeteve financiare në prag të zgjedhjeve.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale”, ka shkruar Krasniqi.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports