Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit për ish-krerët e UÇK-së

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle ka treguar se letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i ishte përgjigjur..

1 minute

Read Time

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle ka treguar se letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit i ishte përgjigjur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Siç raporton BetimipërDrejtësi, Doyle ka thënë se në letrën e saj, Trëndafilova ka thënë se vendimet në rastet gjyqësore- specifikisht për paraburgimet, merren nga gjyqtarët në rastet përkatëse dhe jo nga vetë ajo si kryetare e DhSK-së.

“Një letër nga Kryeministër Kurti i është dërguar kryetares në shtator 2022 dhe ajo iu përgjigj kësaj letre. Kryetarja në përgjithësi ka theksuar në përgjigje se DHSK-ja dhe gjykatësit janë të pavarur në punën e tyre dhe se ata po zhvillojnë gjykimet sipas kornizës ligjore të DHSK-së dhe standardeve më të larta të të drejtave të njeriut. Ajo gjithashtu ka theksuar se vendimet në lidhje me paraburgimet merren nga trupat gjykues kompetentë në çdo çështje gjyqësore, dhe jo nga kryetarja”, ka thënë Doyle.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports