Skandal: Mbeturinat hidhen në lumë, banorët qe 21 vjet jetojnë me ujëra të zeza (VIDEO)

Fshati Landovicë u bë pikëqendër për deponinë regjionale e cila u shërben 6 komunave të cilat deponojnë mbeturina aty: Prizrenin, Gjakovën, Malishevën, Suharekën, Mamushën dhe..

1 minute

Read Time

Fshati Landovicë u bë pikëqendër për deponinë regjionale e cila u shërben 6 komunave të cilat deponojnë mbeturina aty: Prizrenin, Gjakovën, Malishevën, Suharekën, Mamushën dhe Rahovecin.

Por Kiks Kosovën, një banor i asaj ane e lajmëroi për një problem të brendshëm të kësaj deponie.

Sipas banorit anonim, flitet në fshat që ujërat e ndotura të deponisë hidhen në lumin e fshatit përmes një tubi.

Pas këtij mesazhi, ekipi mori rrugën për në Landovicë dhe u takua me disa banorë të cilët ndanë ankesat e tyre që i kanë ndër vite në lidhje me deponinë.

Sipas Ramadan Jahajt, edhe ai vetë thotë të ketë dëgjuar që natën deponia e lëshojnë rezervuarin për të shkuar ngado.

Sipas Jahajt, frika e tyre më e madhe është që deponia është duke u zgjeruar ndonëse ka 21 vjet që operon.

Andaj rreziku i ndotjes së ujit të pijshëm për banorët është tejet i lartë.

Të njëjtin shqetësim e ka edhe kryetari i fshatit Landovicë, Faik Berisha.

Sipas tij, i tërë fshati kanë qenë kundër ndërtimit të deponisë edhe në 2004-ën por që zërin e tyre nuk e dëgjoi askush.

Në pyetjen e Kiksit se nëse ka dëgjuar për fenomenin e derdhjes së ujërave të ndotura në lumin e fshatit, Berisha nuk e beson me faktin që në deponi ka punëtorë të vetë fshatit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports