Kapet irakiani që përmes Liqenit të Vërmicës ilegalisht hyri në Kosovë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, pasi shtetasi i huaj është ndaluar nga patrulla policore. Sipas forcave të rendit, i dyshuari irakian ka pranuar se në Kosovë ka hyrë nga Shqipëria, përmes Liqenit të Vërmicës. “Është arrestuar i dyshuari mashkull…

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, pasi shtetasi i huaj është ndaluar nga patrulla policore.

Sipas forcave të rendit, i dyshuari irakian ka pranuar se në Kosovë ka hyrë nga Shqipëria, përmes Liqenit të Vërmicës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull irakian, pasi i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka hyrë nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale në pjesën e Liqenit në Vërmicë.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *