Gjyqi ndaj çlirimtarëve, Krasniqi: Të rreshtohemi krah tyre, ata përfaqësojnë atë që ne sot e jetojmë

Studentët e disa universiteteve publike në Kosovë, kanë zhvilluar një aktivitet para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Gjatë ditës së mërkurë, në ora 13:30 u mbajt ky aktivitet, me ç’rast ia dorëzuan përfaqësuesve të BE-së një deklaratë të përbashkët për procesin gjyqësor të çlirimtarëve në Hagë, transmeton Klankosova.tv. Në emisionin “Ora Shtatë”, Ismet Krasniqi, tha…

Studentët e disa universiteteve publike në Kosovë, kanë zhvilluar një aktivitet para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Gjatë ditës së mërkurë, në ora 13:30 u mbajt ky aktivitet, me ç’rast ia dorëzuan përfaqësuesve të BE-së një deklaratë të përbashkët për procesin gjyqësor të çlirimtarëve në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Ismet Krasniqi, tha se aktiviteti u mbajt për shkak se mendojnë që procesi në Gjykatën e Hagës ka qenë total jotransparent.

“Kemi parë raste ku krerët e UÇK-së nuk lejohen as në varrime, kishim rastin e presidentit Thaçi ku nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e prindit të tij, dhe kjo për neve ka qenë shokuese. Çfarë shembulli janë për ne ligjet e Kosovës, nëse janë ligje të Kosovës, të shohim ato pamje për ata që na e sollën lirinë?”, u shpreh Krasniqi.

“Ne si rini, por aq më tepër si komb, do duhej të rreshtoheshim njëzëri krah tyre, jo sepse janë ata, por sepse përfaqësojnë atë që ne sot e jetojmë”, u shpreh Krasniqi.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *