Kurti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë në pafajësinë e tyre

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur besimin e tij në pafajësinë e tyre. “Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e…


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur besimin e tij në pafajësinë e tyre.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se çështja e ish-krerëve të UÇK-së është e ndarë nga procesi politik i negociatave me LDK-në për presidentin e vendit. 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *