Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar përditësime lidhur me procesin e optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se misioni do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në një njoftim, KFOR ka bërë të ditur se procesi i optimizimit, i paralajmëruar më 12 qershor 2026, po zhvillohet në mënyrë graduale, të koordinuar dhe transparente, me institucionet e Kosovës, BE-në, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
KFOR ka theksuar se prania e tij do të rritet në disa zona, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe pjesë të tjera të veriut të Kosovës, ndërsa do të vazhdojë patrullimet, postblloqet e vëzhgimit dhe angazhimin me komunitetet lokale.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozcan Ulutas, ka thënë se përkushtimi i misionit për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë mbetet i palëkundur.














