“Dosja Sheholli” – Serbia po synon destabilizimin e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimet për “Spiunazh” dhe “Shantazh” . Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, tha se diskutimi për veprimtarinë agjenturore të Serbisë nuk duhet të kufizohet vetëm te rasti Sheholli, pasi, sipas tij, në Kosovë tashmë janë konfirmuar disa raste të spiunazhit, duke përfshirë edhe raste…

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimet për “Spiunazh” dhe “Shantazh” .

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, tha se diskutimi për veprimtarinë agjenturore të Serbisë nuk duhet të kufizohet vetëm te rasti Sheholli, pasi, sipas tij, në Kosovë tashmë janë konfirmuar disa raste të spiunazhit, duke përfshirë edhe raste që kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.

Fetoshi vlerësoi se informacionet e publikuara lidhur me rastin Sheholli, tregojnë për një angazhim të strukturave shtetërore të Serbisë dhe të BIA-s në operacione të ndikimit brenda Kosovës, të cilat ai i ndërlidhi me atë që Instituti Octopus e përshkruan si strategji hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Ajo që pamë sot, të raportuar nga mediat, për rastin e Shehollit, e shpërfaq qartazi angazhimin me interes të veçantë të strukturave shtetërore të Serbisë, të mbështetura në mënyrë ekzekutive nga BIA, për operacione të ndikimit brenda Kosovës”, tha ai

Sipas Fetoshit, këto strategji synojnë destabilizimin e vendit, thellimin e polarizimit shoqëror dhe politik dhe rritjen e mosbesimit ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa ai përmendi edhe pretendimet për përdorimin e narrativave që lidhen me radikalizmin fetar dhe paraqitjen e Kosovës si një vend me ekstremizëm islamik.

“Këto konsistojnë në destabilizimin e vendit tonë, në thellimin e polarizimit në vendin tonë, në rritjen e mosbesimit ndaj institucioneve të vendit tonë”, tha ai.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *