Ramadani: E tmerrshme, zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani sërish ka hedhur kritika ndaj partisë në pushtet lidhur me kontratën e Trainkos për riparimin në Serbi të vagonëve të trenit. Ai ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur pas sulmit terrorist në Basnjkë dhe sipas tij, kjo e bënë më të rëndë gjithë situatën. “Zyrtarë shtetëror kanë shkuar…

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani sërish ka hedhur kritika ndaj partisë në pushtet lidhur me kontratën e Trainkos për riparimin në Serbi të vagonëve të trenit.

Ai ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur pas sulmit terrorist në Basnjkë dhe sipas tij, kjo e bënë më të rëndë gjithë situatën.

“Zyrtarë shtetëror kanë shkuar në Serbi pas sulmit në Banjskë. Kjo është e tmerrshme. Pikë! Bëni manipulime e lojë fjalësh sa të doni për të mashtruar njerëzit, sikurse e keni zanat. Por, një gjë është me dëshmi: Pas sulmit në Banjskë, pas vrasjes së heroit Afrim Bunjaku, ju keni shkuar në Serbi! Çka ka më të qartë se kaq?!”, ka shkruar ai.

Ramadani ka thënë se Serbia është shtet armiqësor dhe ka sulmuar Kosovën më 24 shtator 2023, përmes Grupit Paramilitar.

“Ju pas kësaj keni shkuar në Serbi! Këtë as s’po tentoni ta mohoni!”, ka shkruar ai.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *