Hapet konkursi për studime në Akademinë Ushtarake të ShBA-së

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç thuhet në njoftimin për media, të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës që kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18 deri në 22 vjeç…

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç thuhet në njoftimin për media, të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës që kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18 deri në 22 vjeç dhe i plotësojnë kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore.

”Kjo është mundësia për të ndërtuar një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Aplikimi është i hapur nga 24 gushti deri më 7 shtator 2026!


Procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për të studiuar në akademinë ushtarake në ShBA mund të gjeni në webfaqen e ministrisë : https://mod.rks-gov.net/

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *