Vetaksidenti në Suharekë, Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin e ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë. Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, aksidenti është raportuar rreth orës 17:14. Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, tha ai për Klankosova.tv. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe…

Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin e ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu” në Suharekë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, aksidenti është raportuar rreth orës 17:14.

Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, tha ai për Klankosova.tv.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Lidhur me rastin është iniciuar procedurë, ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të procedohet në gjykatë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *