Dogana ndalon dy vetura me mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera 8 mijë euro

Gjatë kontrolleve të fundit në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore kanë zbuluar dy raste të tentativave për të kaluar mallra pa u deklaruar zyrtarisht…

1 minute

Read Time

Gjatë kontrolleve të fundit në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet doganore kanë zbuluar dy raste të tentativave për të kaluar mallra pa u deklaruar zyrtarisht.

Zyrtarët doganorë kanë ndaluar dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk kishin asnjë mall për raportim. Megjithatë, pas kontrolleve të imta, në brendësi të automjeteve u gjetën sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, me një vlerë totale që arrin rreth 8 mijë euro.

Në mesin e mallrave të sekuestruara përfshiheshin veshmbathje, produkte kozmetike e farmaceutike, pajisje elektrike pune, artikuj elektronikë dhe aksesorë automjetesh, si dhe një sërë sendesh të tjera të ndryshme.

Të gjitha mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj shoferëve janë iniciuar procedura kundërvajtëse për mosdeklarim të mallit në kufi. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports