Mesnata e gjeti Kuvendin pa zgjidhje, skadon afati kushtetues për konstituim

Ora 23:59 shënoi përfundimin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor. Pavarësisht përpjekjeve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për të mbajtur sonte një seancë të jashtëzakonshme, kjo kërkesë nuk u realizua. Seanca ishte kërkuar të mbahej nga ora 22:30, me…

1 minute

Read Time

Ora 23:59 shënoi përfundimin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare më 7 qershor.

Pavarësisht përpjekjeve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për të mbajtur sonte një seancë të jashtëzakonshme, kjo kërkesë nuk u realizua.

Seanca ishte kërkuar të mbahej nga ora 22:30, me qëllim të përfundimit të procesit konstituues brenda afatit kushtetues, por deputetët nuk arritën të hyjnë në sallën e Kuvendit, pasi dyert rezultuan të mbyllura.

Tri partitë ish-opozitare i kërkuan Lëvizjes Vetëvendosje, si partia më e madhe parlamentare, që të mundësonte mbajtjen e seancës sonte, në mënyrë që të respektohej afati i përcaktuar kushtetues.

Megjithatë, kjo kërkesë nuk u realizua, raporton Klankosova.tv.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës njoftoi se vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për të shtunën në ora 11:00.

Mbetet të shihet nëse partitë ish-opozitare do të marrin pjesë në seancën e nesërme dhe cili do të jetë epilogu pas përfundimit të afatit kushtetues. 

About the Author