Zjarr i madh në Librazhd, era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Gurshpatë të Librazhdit në Shqipëri. Dhjetëra forca zjarrfikëse të angazhuara për vënien nën kontroll të flakëve. Terreni i vështirë malor ka vështirësuar punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit, derisa era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët. Zona e Elbasanit ishte paralajmëruar disa…

1 minute

Read Time

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Gurshpatë të Librazhdit në Shqipëri.

Dhjetëra forca zjarrfikëse të angazhuara për vënien nën kontroll të flakëve.

Terreni i vështirë malor ka vështirësuar punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit, derisa era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët.

Zona e Elbasanit ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri me rrezik të lartë për zjarre nisur nga temperaturat shumë të larta të fundjavës.

About the Author