“Progres i kufizuar dhe stagnim”, megjithatë Kurti vlerëson si pozitiv Raportin e Progresit për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar si pozitiv Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2025, megjithëse në dokument konstatohet progres i kufizuar dhe stagnim në disa fusha.

“Këtë vit edhe pse kemi qenë qeveri në detyrë, raporti konstaton se kemi kryer detyrat me sukses. Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik për Kosovën. Raporti sivjet është pozitiv në pothuajse të gjitha fushat dhe ofron rekomandime ku ka ngecje. Nuk ka pasur kthim prapa në asnjë fushë, ka progres në 35 fusha dhe ngecje në 3. Progresi varion nga i kufizuar deri te ai i përparuar. Orientimi ynë është i qartë – anëtarësimi në BE,” tha Kurti gjatë konferencës për media.

Ai u ndal edhe te kritikat në opinion për vendimet e qeverisë që mund të kishin dëmtuar marrëdhëniet me shtetet mike, duke theksuar se Raporti e vlerëson këtë si progres në marrëdhëniet me jashtë.

“Ajo çka në opinionin publik reflektohej si prishje e raporteve me jashtë, ky raport tregon se ka progres. Në marrëdhëniet me jashtë ka avancim të dukshëm, përparim në zbatim të marrëveshjeve të tregut të përbashkët rajonal 2021-2024. Do të angazhohemi që rekomandimet e raportit të kthehen në zbatim,” shtoi Kurti.

Raporti i Progresit për Kosovën përdoret nga Bashkimi Evropian si një pasqyrë e zhvillimeve politike, ekonomike dhe institucionale, dhe shërben si udhërrëfyes për hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës