Një gjyshe japoneze ka habitur komunitetin e lojërave elektronike duke triumfuar në një turne të Tekken 8, duke treguar se mosha nuk është pengesë për të zotëruar videolojërat.
Hisako Sakai, 92 vjeçe, arriti të fitojë vendin e parë në edicionin e 12-të të turneut të organizuar nga Shoqata eSports Care, një organizatë e fokusuar në ndeshje videolojërash për të moshuarit.
Në garë morën pjesë tetë lojtarë të moshës nga 73 deri në 95 vjeç, të cilët u përballën në sfida një-me-një virtuale në Tekken 8. Në finale, Sakai mundi Goro Sugiyama, 74 vjeç, duke siguruar fitimin dhe lavdinë e turneut, i cili u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të organizatës. /Gjurmuesi/









