Sot, një burrë ka mbetur i plagosur nga një armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.
Viktima, rreth 50 vjeç, u dërgua fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për trajtim të specializuar. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohet në Klinikën e Urologjisë për trajtim të mëtejshëm”, tha Syla.
Më tej, ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur incidenti. Autoritetet policore nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare mbi rastin. /Gjurmuesi/







