Gjykata Themelore e Mitrovicës ka dhënë një vendim të rëndësishëm ndaj Jetmir Sinanit, i cili është dënuar me 24 vite burg.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Vushtrri në vitin 2023, ku humbën jetën Liridon Musliu dhe Fatos Zenuni. Sinani ishte akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Për veprën e parë penale ai mori 23 vite burg, ndërsa për të dytën 18 muaj. Kryetari i trupit gjykues vendosi të caktojë një dënim unik prej 24 vjetësh. Rasti kishte kaluar në rigjykim, pasi vendimi i gjykimit të parë gjithashtu e kishte dënuar Sinanin me 24 vite burg. /Gjurmuesi/







